Edison Ypi: “Pordha nuk pirdhet dokudo. Pordha pjerdhet ku pordha vlerësohet, nderohet.”

Nga: Edison Ypi

Pordhopol

Pordha nuk pirdhet dokudo. Pordha pjerdhet ku pordha vlerësohet, nderohet. Në mes të katundit. Ku nëse kërcet pordhën e duhur me mënyrën dhe aromën e duhur, thonë për ty fjalët më të mira, të ftojnë për kafe, dreka, darka, qoka.


Katundi ynë me më tepër pordhë se gurë e drurë, nuk është fshat, qytezë, qytet, apo metropol. Katundi ynë është Pordhopol. Ne banorët e Pordhopolit jemi pordhëtarë.
I vetmi mjet që ne pordhëtarët e pordhopolit kemi për të çarë dallgët e jetës është pordha.
Ne pordhanjosët e Pordhopolit nder e lavdi nuk kemi punën, por pordhën.


Në Pordhopolin tonë po i the tjetrit “punë të mbarë” e bën hasëm. Ama po i the “pordhë të mbarë” e bën mik për kokë.
Ne pordhopolasit mes pordhësh gdhihemi, ngrysemi, lindim, vdesim.


S’kemi muhabet tjetër ne pordhacakët; Pordha jote, pordha ime, pordha e këtij, pordha e atij, pordhë kot, pordhë plot, pordhë për pordhë, pordhë për hall, pordhë për sebep, pordhë dhe vetëm pordhë.
E gjithënjohura “pordhë me rigon”, për shembull, këtu në Pordhopol nuk është e vetmja pordhë e sofistikuar. Ne pordhacakët pordhopolitanë pordhën e gatuajmë edhe me mish, me presh, me spinaq, me qepë, me hudhra.

Ne me pordhë bëjmë edhe ëmbëlsira, kadaif, revani, bakllava, madje bëjmë edhe tavë me pordhë të mbushura.


Pordhët në Pordhopolin tonë variojnë nga pordhët e heshtura, pordhët bombë, pordhët artistike, pordhët sizmike që tundin dheun, pordhët karizmatike përmes të cilave intelektualët tanë mahnitin miletin, deri tek pordhët e larta, pordhët historike, pordhët patriotike, pordhët akademike, pordhët filozofike.


Pordhët tona nuk janë të njëllojta. Secili pordhën e vet. Pordha pordhës nuk i ngjan. Ka pordhë e pordhë. Ka pordhë të shtëna në momentin e duhur nga njeriu i duhur në mënyrën e duhur për të bërë efektin e duhur, po ashtu si ka edhe pordhë ngordhalaqe pa asnjë efekt.
E kam për nder që jam pordhëtar.
Kemi në Pordhopol plot pordhëtarë dhe pordhologë të shquar që pordhën e njohin me rrënjë.


Kemi studiues të regjur pordhësh të cilët njohuritë e tyre pordhologjike i pjerdhin rregullisht nëpër gazeta pordhacake, revista pordhanjose, televizione pordhëtare.
Kemi komisione të posaçme për promuovimin e pordhëve, pordhëtarëve, pordhologëve, dhe shkencës së pordhologjisë, përmes dhënies së çmimeve dhe dekoratave si; “Pordha e Nderit”, “Pordha e Moralit”, “Pordha e Kombit”, “Pordha e Atdheut”, “Pordha e Popullit”, “Pordha Patriotike”, “Pordha Diasporike”.
Për dhënien e titujve kemi ngritur juri me ekspertë të famshëm në fushën e pordhologjisë që seleksionojnë dhe vlerësojnë me kujdesin më të madh pordhët e të gjitha llojeve dhe nënllojeve; Pordhë nga para, pordhë nga pas, pordhë nga brënda, pordhë nga jashtë, pordhë nga lartë, pordhë nga poshtë, pordhë frontale, pordhë anësore, pordhë tërthore, pordhë diagonale, pordhë vertikale, pordhë zigzage, pordhë spirale, pordhë rrethore, pordhë trekëndore, pordhë kuadratike, pordhë kubike, pordhë piramidale, pordhë shumë dimensionale, pordhë multifunksionale, pordhë primitive, pordhë integrale, pordhë e ngrohtë, pordhë e ftohtë, pordhë firmato, pordhë e piratuar, mono pordhë, multi pordhë, pordhë lokale, pordhë ndërkombëtare, pordhë totale, pordhë stratosferike, pordhë astronomike, minipordhë, maksi pordhë, stërpordhë, super pordhë, mega pordhë, giga pordhë, pordhë direkte, pordhë e nënkuptuar, pordhë e formatuar, pordhë e zip-uar, pordhë e enkryptuar etj.


Jeta në Pordhopolin tonë është e tëra një kampionat pordhe ku garojnë parreshtur pordhanjosët më të talentuar të cilët hedhin pordhë nga më të ndryshmet; Pordhë të vogël, pordhë të madhe, pordhë kolosale, pordhë batare, pordhë me të shtëna një nga një, pordhë nazelie, pordhë lozonjare, pordhë tradhëtare, pordhë qesharake, pordhë serioze, pordhë që zgjat, pordhë që bëhet për një çast, pordhë me pasoja imediate, pordhë me sahat që plas pas një kohe, pordhë që e bën kur do vetë, pordhë që të shpëton, pordhë e folur, pordhë e shkruar, pordhë e printuar, pordhë elektronike, etj. etj. nuk po t’i rendis të gjitha se duke folur më merren ment, mund të më vijë për të pjerdhur, dhe pordhën s’dua ta humbas, por ta shes.


Mos kujto se po ja fus pordhës. Nuk po flas për pordhë. S’lë pordhë të më shkoj dëm. Kam ngritur dy vila dhe kam blerë tre makina me pare pordhësh.
S’dimë mënyrë tjetër për të fituar ne pordhopolitanët pordhologë veçse duke shitur pordhë.


Pordhën, e cila, siç ka dalë nga studimet më të fundit, është më unikale edhe se shenjat e gishtave, ne pordhanjosët e përdorim si mjet identifikimi, pasaportë, kartë identiteti.
Ne nuk e pyesim tjetrin për emrin, mbiemrin, moshën, grupin e gjakut. Ne i biem shkurt. I themi të pjerdhi. Prej aromës, krismës, kohëzgjatjes, dhe disa cilësive të tjera të pordhës që i dimë vetëm ne pordhëtarët, mësojmë për fatin e tashëm dhe të ardhshëm të pordhacakëve më tepër se çdo sferë e kristaltë, magjistar, psikanalist, apo llum kafeje.


Për ta njohur një njeri, s‘është i rëndësishëm emri që ai mban por pordha që ai bën. Më thuaj çfarë pordhe bën, të të them se cili je, themi ne pordhopolasit.


Pa pordhë nuk çahet jeta. Nga pordha, për pordhën, me pordhën, ne bëjmë mbledhje, mbajmë kongrese, sympoziume, organizojmë panaire, shkruajmë libra, kompozojmë muzikë, vemë në skenë pjesë teatrale, bëjmë filma, dhe shumë e shumë gjëra të tjera që s’i rrok mendja, domethënë pordha.

Leave a Comment