Edison Ypi: “Vrite tjetrin para se të vrasi ai ty. Momenti më i përshtatshëm do ishte ta vrisje në gjumë”

Nga Edison Ypi

Vrite tjetrin

Mos e bëj ate gabim me e lën tjetrin pa e vra.
Po fillove me dyshime, jo ti po un, jo un po ti, vjen tjetri të vret ty.


Po vazhdove me hizitime duhet apo s’duhet ta vrasësh ti tjetrin, ta bën tjetri gropën ty.
Çlirohu nga ankthi torturues duke e vrarë ti tjetrin para se tjetri të vrasi ty.


Vrite tjetrin sepse më mirë të vuaj pak çaste ai që vritet, se përgjithmonë të dy.
Vrite tjetrin pa të lëvizur qerpiku, edhe nëse tjetri është babai yt, ose vëllai yt, ose farefisi yt.
Momenti më i përshtatshëm me e vra tjetrin është ta therësh në gjumë.


Tjetër rast i mirë me e vra tjetrin është me bukë në gojë.
Edhe me mish në ngojë s’ësht keq.
Ta vrasësh tjetrin tu pi kafe në qef të vet, është gjithashtu e këshillueshme.


Vrite tjetrin edhe pa asnjë shkak, edhe për hiçgjë.
Me kalashnikov, me sqepar, me sëpatën me bisht të shkurtër, me çfardolloj mjeti, për çfardolloj arsyeje, ose pa asnjë arsye, vetëm pa e vra mos e lej.

Ik vrite tjetrin.
Mos e zgjat.
Bjeri shkurt.

Trokiti në derë. S’ka rëndësi nëse tjetri del te dera i veshur apo i çveshur, me patollona, me tuta, me pizhama, me brekë. Rëndësi ka tjetrin ta vdesësh në çast duke e godit me levë në rruz të qafës. Koka si bostan në dysheme. Gjaku vu.

Mos u tut nga njerzit e shtëpisë. As të tutë, as të tjetrit që do vrasësh. S’janë më të mirë se ty, as këta as ata. Do kesh mirkuptimin e tyre të plotë. Rastin për ta hequr qafe tjetrin kanë kohë që edhe ata mezi po e presin. Mos u bëj merak se do thonë që e vrave ti. Edhe Policisë edhe televizioneve do u thonë erdhi e vrau një i çmëndur me motorr të kuq me kapuç të zi që u largua në drejtim të paditur.


Pasi ta vrasësh ti tjetrin, tjetri do të të vrasi ty. Por ti je në avantazh. Ti vdekjen e tij e pe me sy. Ai vdekjen tënde nuk e pa.


Në këto ditë të vështira që po kalon Kombi, ta vrasësh ti tjetrin dhe të vrasi tjetri ty, është vepër patriotike me vlerë të pallogaritëshme për brezat e ardhshëm që do mahniten me trimninë, burrërinë, besën e brezave të tashëm.
Ti tjetrin, tjetri ty, e kështu me rradhë, mos lini shqiptar pa vrarë.


Vritini të gjithë: Nënat, baballarët, vëllezërit, motrat, miqtë, mikeshat, bijtë, bijat, nipat, mbesat, kushurinjtë, kushurirat, fshatin, qytetin, të gjithë nga Konispoli në Vermosh dhe nga Mokra në Karavasta, derisa të mbeten vetëm ata dhe ato që nuk e vrasin njëritjetrin, qëntë, zagarët, buçet, derrat dosat, gjarpërinjtë, nëpërkat, gaforret, krimbat, zhabat.

Leave a Comment