Ergys Mërtiri: “Ermal Mamaqi prototip i degradimit kulturor që ofron produkte banale dhe shet mall surrogato”

Nga: Ergys Mërtiri

Kur reagova ndaj librit te Mamaqit, nuk kisha diçka personale me te, por me fenomenin qe ai perfaqeson. Per mua ai eshte prototip i degradimit kulturor qe prodhon shoqeria e konsumit, ku vlerat maten me “sukses” mediatik dhe jo me kritere profesionale.

E vetmja arsye me te cilen shume njerez e legjitimojne Mamaqin si autor eshte fakti qe ai ka qene “i suksesshem” dhe ka cfare te ndaje me publikun nga pervoja e tij. Por cfare do te thote i sukseshem? Fakti qe ka bere buje mediatikisht, duke ofruar produkte banale te miremarketuara? Fakti qe e ka perdorur famen televizive per shitur mallra surrogato?

Librat qe flasin per suksesin, jane pergjithesisht tregues i nje deshtimi te thelle kulturor te shoqerise moderne. Suksesi si vlere dominuese i perket shqerive ku vlerat jane degraduar. Suksesi eshte pergjithesisht nje vlere kur mungon virtyti. Ne nje shoqeri ku nuk vleresohet njeriu i drejte, i ndershem, i afte, parimor, njerezor, i kulturuar, vleresohet ai qe ka para, pushtet, femra, ai qe eshte thjesht kompetitiv, apo ai qe, ne perspektiven e Erich Fromm-it, kerkon “te kete” e jo “te jete”.

Kjo eshte nje perspektive dehumanizuese, materialiste, e nje shoqerie qe ka humbur virtytin dhe motivimet me te qenesishme per jeten. Nje shoqeri qe motivohet nga kjo permbysje e hierarkise se vlerave prodhon dhune, agresivitet, korrupsion, imoralitet, depresion… prodhon bandite, trafikante, prostitucion dhe nje mase te madhe te rinjsh parazitare depresive, qe ndjehen te parealizuar dhe te paafte per te mberritur ne qiellin e deshirave absurde me te cilat mbushin enderrat e tyre boshe.

Ndryshe nga kjo une mendoj se nje shoqeri e shendetshme duhet ti rikthehet njerëzillekut dhe jetes se thjeshte e te virtytshme, per te jetuar mire e me dinjitet dhe nuk ka nevoje per kallauze qe na shtyjne drejt rrugeve pa krye te nje realiteti te deshtuar qe e shohim dhe prekim te gjithe.

Leave a Comment