Eva Alikaj: “2 fëmijë të komunitetit rom më thanë: “Yyy sa e keqe ishe në Big Brother”

Rrugëtimi i aktores në edicionin e tretë të “Big Brother VIP Albania” ishte i turbullt, megjithëse i shkurtër, pasi u largua me një debat të ashpër me fituesin, Luizin, duke përdorur “Zarf të Zi”.

Aktorja u eliminua vetëm pak ditë pas qëndrimit në ‘BBV’. Ajo kërcënoi Luizin duke përdorur fjalë që nuk lejoheshin, duke iu drejtuar me fjalët “ta çaj kafkën”.

Tani që kjo eksperiencë ka përfunduar, ajo është rikthyer në jetën aktive. Në një rast të fundit, gjatë ftesëa në “A Krasta Show”, Eva Alikaj ka ndarë një ngjarje që i ndodhi me fëmijët e komunitetit rom. Mënyra si Eva i ka imituar ata po komentohet shumë në rrjetet sociale.

“Pashë dy rom të vegjël e thashë me vete se po më kërkonin ndonjë lek. Më thanë yyy ishe shumë e keqe sa e keqe që isheeee”, tha Eva Alikaj duke iu imituar.