Fansat i shajtën Kiarën. Luani Shqiptarëve i dedikon këngën dhe klipin me titullin “Kiara”

Luiz Ejlli ka vazhduar të tregojë përkushtimin e tij për bashkëshorten e tij, Kiara, nëpërmjet këngëve të tij.

Në të kaluarën, ai ka realizuar disa këngë të tjera të dedikuara dashurisë së tij për Kiarën, siç është kënga “Me ty” që performoi brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Është e qartë se dashuria e tij për Kiarën nuk ka kufij, dhe ai vazhdon ta shprehë në artin e tij muzikor.

“Kiara” do të jetë titulli i këngës së re të Luiz Ejllit.

Këtë informacion e ka zbuluar regjisori Xhulian Shabani përmes një postimi në Facebook, i cili do të drejtojë videoklipin e këngës së Luizit.

Luiz Ejlli ka nisur xhirimet e këngës së tij të re, “Kiara”, dhe këtë lajm e ka ndarë me publikun regjisori i këngës, Xhulian Shabani.

“Kthehem me njė píkėnísje e mė tė fortė se mė parė! Regjía íme, sė bashku me ekípín tím te SynopsísAds do bėjm vídeo klípín e Luíz Ejlí, pėr kėngėn “Kíara”. Kjo ėshtė njė kėnaqėsí e madhe pėr mua, sepse tregon se vlerat e njė artístí nuk vdesín kurrė, por ushqehen nga puna e palodhshme dhe angazhímí í ekípít tė talentuar!”, ka shkruar regjísorí nė Facebook.