Në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, sot u diskutua për rritjen e konsumit të erëzave në kuzhinën shqiptare.
Sipas farmacistes, erëzat nuk janë të dëmshme edhe nëse konsumohen në sasi të tepruara, por efekti negativ i vetëm që mund të jetë është mbajtja e aromave jo të këndshme nga trupi.
Ajo përmendi edhe indianët që në kuzhinën e tyre përdorin një larmishmëri të madhe të erëzave dhe si pasojë trupi i tyre mban një erë të pazakonte.
Katerina Trungu: Kemi ndonjë rast që një sasi e madhe e erëzave mund të bëjë ndonjë dëm të vogël në shëndet?
Teuta Maçi:Mund të shkaktojë aroma të tepërta të trupit siç e dimë. Siç është edhe konsumi i hudhrës së gjallë që të jep përmes djersitjes të shkakton daljen e aromës në pah. Çdo gjë duhet bërë me masë, por helmuese nuk janë. Nëse përdoren në sasi të tepërta është që personi të ketë parasysh se çfarë arome lë.
Katerina Trungu: Të ndryshon dhe aroma e lëkurës, e trupit kur konsumon shumë erëza.
Teuta Maçi: Ne shqiptarët jemi pak të vështirë në lidhje me racat e tjera dhe shpesh herë themi kur takojmë indianë oo mbajnë një lloj tjetër ere, në fakt nuk është diçka gjenetikisht e përcaktuar, por vjen vetëm se konsumi i ushqimit të tyre është i ndryshëm nga i joni.
Agida Koçi: Për ata kam përshtypjen se është normale.
Teuta Maçi: Po, mësohen. Receptorët e hundës ku ndihet aroma vjen një moment që ngopen dhe nuk e ndjejnë dallimin më pas.