Fatos Nano: “Bimo, na fut te dhoma e lekëve, ç’na fut këtu tek gurët”

Ylli Dylgjeri flet për vizitën e Fatos Nanos, ish-kryeministrit shqiptar, në Kosovë në vitin 2004 dhe takimin e tij me udhëheqësin kosovar Ibrahim Rugova.

Rugova tha se kur të shkrihet bora, do të vijë në Tiranë.

Dylgjeri përshkruan takimin dhe bisedat e tyre, si dhe të tjera ngjarje që ndodhën gjatë vizitës.

Ai përmend gjithashtu largimin e Edi Ramës nga aeroporti i Prishtinës dhe mosbërjen e fotos me Albin Kurtin.

Nga: Ylli Dylgjeri

Kur te shkrij bora do te vij ne Tirane…

Keshtu i tha Udheheqesi i madh kosovar Dr. IBrahim RUGOVA, para afro 20-te vitesh, kryeministrit shqiptar Fatos Nano ne viziten e Tij te pare zyrtare ne Prishtine ne vitin 2004. Kam qene aty, si Drejtor i Informacionit te Qeverise kur dr. Rugova ne konferencen e perbashket per shtyp e beri kete deklarate:


“Kur te shkrij bora do te vij ne Tirane”.
Edhe aso kohe akujt me Qeverine e majte shqiptare kishin ngrire. Por Nanon, Udheheqesi Rugova , e priti ne vilen e Tij, aty ku ishte ngujuar aso kohe nga faktoret politike. Kujtoj edhe biseden e ngrohte miqesore, edhe projektet e ardhshme te bashkepunimit, edhe viziten ne dhomen muze te gureve te Trepces qe ju dha dhurate Nanos. Kujtoj dhe batuten e Nanos: Bimo, na fut te dhoma e pareve, cna fut ketu te guret se jo pak gure i kemi hedhur njeri- tjetrit andej kendej…


Kujtoj dhe fjalen e diplomatit, organizator te vizites se Nanos ne Kosove Veton Surroi ne takimin me rinine studentore kur tha, kur ne Shqiperi thuhet “Nano ik”, Kosova thote: Nano Miresevjen.


Ai takim ne Kosove duhet thene kishte shume lajme te tjera, te thena e te pa thena. Pati edhe nje mbetje ne tentative per atentat ndaj liderit shqiptare nga grupe te pa qarta antishqiptare. Nano me elegance tejkaloi cdo ngerc e provokim ne ambjentet kosovare.Edhe kur dikush nga ODA e Tregetise e Kosoves pyeti me djallezi: A vertet tet vije Rugova ne Tirane?


Nano iu pergjegj: Vete tha – nuk e luta.
Do kalonin rreth 20 vite e do te me vinin ne mendje keto kujtime sot, kur shoh foton e Edi Rames qe iken e vetem nga aeroporti i Prishtines drejt Sarajeves! Kur iken nga Kosova pa bere as foto me Udheheqesin modern revolucionar Albin Kurti!


Rama iken nga Kosova si nje aisberg i ngrire, duke e lene ate te ftohte nga akujt qe i ngriu vete…