Fevziu tallet me Ramën që i bie dajres në studio: “Je kryekali i Shqipërisë”

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë në emisionin “Opinion” në Tv Klan, sot.

Gazetari Blendi Fevziu e ka pritur në studio dhe i ka dhënë një dajre si dhuratë. Kryeministri e ka marrë dajren dhe ka filluar ta vizatojë.

Pas shkrimit të fjalëve “Opinion”, “Tv Klan” dhe “11 Maj 2023”, kreu i qeverisë ka kërkuar nga Fevziu një autograf në dajre. Më pas, kryeministri i ka kthyer dajren duke vene edhe ai një firmë në të.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Hajde ma firmos pak, se e dua kujtim nga ky emision.
Fevziu: Do të ta dedikoj, se i the vetës kryekali i Shqipërisë. Më duket se ngatërrove një gërmë. Për kryekalin?
Edi Rama: Vër mor firmën…
Fevziu: Të ta bëj mbrapa si të shoh unë ty. Ja për kryekalin. Po e shkruajta ekzakt.