Fifit i bien të fikët në sy të publikut. Rrëzohet në tokë mbas debatit me opinionisten.

Fifit i ka rënë të fikët në emision Live.

Pranë shtëpisë së “Big Brother Vip” ndodhet ekipi mjekësor.

Këngëtares i ka rënë të fikët pas komenteve të opinionistes së spektaklit, Balina Bodinaku.

Edhe pse komentet e Bodinakut ishin normale dhe jo të një natyre agresive, Fifi nuk i ka pritur mirë ato dhe ka rënë në dysheme, ndërkohë që banorët kanë vrapuar ta ndihmojnë.

Pas kësaj spektakli është ndërprerë duke kaluar në publicitet.

Kujtojmë se Fifi ka thënë edhe më parë se është në luftë me ankthin dhe depresionin.

Leave a Comment