Nga: Fitim Zekthi
Nje nga gjerat me te uleta per nje artist (muzikant, shkrimtar, piktor, ..) nje sportist te rendesishem, nje fizikan apo nje historian, nje figure te rendesishme te kultures apo dijes eshte padyshim dalja ne fotografi apo marrja pjese ne aktivitete propagandistike me udheheqesit zullumqare.

Nje nga gjerat e shemtara te ketyre njerezve eshte dalja krah me drejtuesit hajdute dhe shkaterrues te jetes se njerezve, me kryeministra apo kryetare bashkie mashtrues dhe shkaktare te mjerimit dhe deshperimit, me politikane qe bashkepunojne me krimin dhe drogen.
Nje artist apo nje figure si keta duhet ti rrije perballe nje udheheqesi te tille dhe ti thote te verteten. Detyra e tyre eshte kundershtimi i udheheqesve te tille, eshte mbrojtja e te dobteve dhe e te vjedhurve dhe jo legjitimimi i pushtetareve zullumqare.
Nqs edhe keta njehsohen me pushtetin zullumqar atehere keta nuk jane me asgje, as artiste dhe as intelektuale, dhe kot presim nga njerezit te bejne dallimin.
Ps: Gent Kaprata si njeri i holle qe eshte, ironikisht ju “kerkoi” demokrateve qe te sulmojne Dua Lipen. Une, besoj Genti mendon qe jam demokrat, nuk e kam domosdo dhe thjesht me Dua Lipen keshtu qe nuk bie ose nuk jam tamam brenda asaj kornize.