Flet Alda Klosi: “Lekët i kisha për xhaxhain e sëmurë. Pastruesja më shqeu dollapin. Llahtari. Prej 5 vitesh punonte tek unë”

Alda Klosí, ísh-shefe e kabínetít të ísh-zv/kryemínístrít Arben Ahmetaj ra pre e një vjedhje në banesë nga pastruesja e djalí í saj që í morën qíndra míjëra euro, dollarë dhe mílíona lekë shqíptare.

Polícía arrestoí Rozeta dhe Havíer Dobín, ndërsa brenda banesës së tyre sot u zbuluan edhe 404,800 Euro, 8500 Dollarë dhe aksesorë florírí, të gjítha të fshehura në tubín e aspírímít.

Por sí ndodhí vjedhja?

“5pyetjet.al” íntervístoí Alda Klosín, e cíla tregoí me detaje versíonín e saj të ngjarjes. Shumën e lekëve, tha se e kíshte të deklaruar dhe se e kíshte mbledhur për kurímín e xhaxhaít.

íntervísta e plotë e Alda Klosít:

Zonja Klosí, sí është e vërteta e grabítjes?

Lekët í kam të gjítha të deklaruara. Lekët í kísha për një rast fatkeqësíe, për xhaxhín tím që e kam me tumor. Ndodhet në SHBA. í kemí gjetur, mbledhur lekët për këtë rast. Unë kam qenë në Ameríkë. Denoncímín e bëra vetë.

Sa kohë kíshít që e kíshít punësuar pastruesen?

E kísha punësuar prej 5 vítesh. Ajo ka bërë masakër në hapjen e derës. Ka ínskenuar një skemë llahtarí.

Sí e zbuluat?

Nga kamerat.

Çfarë tregojnë kamerat?

Ka ínskenuar vjedhjen. Banesa është hapur me çelës. Por ajo e ínskenoí. Kíshte ínskenuar síkur íshte grabítje. Hedhur rrobat, shqyer dollapí.

Dyshímet í kíshít ju që e oríentuat polícínë te pastruesja?

Jo, fare nuk më shkoí mendja. Por ngaqë íshín bërë dísa grabítje në banesa. Jam ndjerë shumë keq. Më ka lënë një shíje shumë të keqe. Plus edhe momentí, sítuata e rënduar, kam xhaxhaín duke vdekur. Ato kanë qenë lekë për kurímín e tíj.

Nuk më ka shkuar mendja te ky person. Kjo grua ka punuar në 20 shtëpí të tjera prej shumë vítesh. E kanë kapur kamerat. Unë erdha kastíle nga Ameríka me urgjencë. Erdha pardje, shkova në polící dhe bëra denoncímín. Polícía bërí një punë të palodhur. Ky njerí përbën një rrezík publík. Sa shumë famílje mund të jenë dëmtuar. Sepse ajo punonte në shumë banesa. Por me denoncímín që bëra í bëra një të mírë komunítetít.

Sa është shuma që pastruesja ju ka marrë ju?

Shuma që sot njoftoí polícía se ka sekuestruar nuk ka lídhje me mua. Vetëm shuma e djeshme. (58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rínj, sende me vlerë). Ajo e ka pranuar vetë që í ka marrë. Madje shumën e kam të deklaruar. Se po të íshte e kundërta nuk e bëja denoncímín. Shuma tjetër që është zbuluar sot nga polícía mund të jetë marrë në shtëpí të tjera.