Flet miku i burrit të Olta Gixharit: “Mediat shkruajnë ndyrësira”

Një lajm i çuditshëm që u publikua në disa portale shqiptare sipas të cilit Olta Gixhari ka pasur një romancë të shkurtër me Xhonatanin, i cili hyri pak ditë më parë në BBV, ka sjellë reagimin e mikut të çiftit, Artion Vreto.

Olta dhe Xhonatani thuhet se patën një lidhje të shkurtër që nuk zgjati më shumë se një muaj, verën që lamë pas. Lidhja e tyre u bë shkak edhe për ndarjen e Xhonatan me të dashurën e tij, sipas Replika.al.

Për më tepër, u tha se partneri i aktores mbërriti në shtëpinë e BBV e kërkoi që Olta të dalë prej andej, por ajo ka zgjedhur të vazhdojë lojën.

Artioni quajti këtë skandal, një gjë të tmerrshme. “Kjo histori nuk është vetem e çuditshme, por tregon se sa keq mund të arrijë të mendojë dikush, të shkruajë gjëra të tilla për klikime dhe ndërkohë të ndikojë në familjen e tyre.

Unë i njoh Dorin dhe Oltën dhe ata kanë qenë këtë verë në Palasë tek ne dhe ka qenë edhe Xhonatani… Kemi qenë bashkë dy-tre ditë, kemi qëndruar bashkë, kemi bërë plazhin bashkë, kemi ngrënë dhe pirë bashkë dhe unë jam ndjerë shumë i ofenduar nga ato ndyrësi që shkruajnë portale të mediave… “, tha Artioni.

Ai tha se kjo çështje mund të shkojë deri në gjyq, sepse nuk mund të denigrohet, siç tha ai, figurën e askujt në këtë mënyrë.

Me poshte mund te shihni disa foto te vecanta nga jeta private e aktores