Flet Rrahman Rraja: “Dështova si prind. I kërkoj ndjesë kryeministrit për shqetësimin.”

Rrahman Rraja thotë se është ndjerë i turpëruar publikisht nga veprimet e djalit të tij dhe vendos të tërhiqet nga jeta politike duke hequr dorë nga detyra e deputetit.

Ai kërkon ndjesë nga ata që i kanë besuar dhe votuar për të në të kaluarën, si dhe ndaj viktimave të dhunës.

Ai i bën thirrje djalit të tij të paraqitet para drejtësisë dhe shpreh mirënjohje ndaj kryetarit të partisë dhe kryeministrit.

Reagimi i plotë

Nuk kam fjale per ta shprehur sikletin karshi te gjithe atyre qe me kane besuar gjithe keto vite. Fatkeqesisht une deshtova si prind dhe ndjehem i turperuar publikisht nga femija im. Ju kerkoj ndjese shokeve dhe kolegeve te grupit parlamentar dhe deklaroj dorezimin e mandatit te deputetit dhe terheqjen time nga jeta politike.

Ju kerkoj ndjese atyre qe me kane dhene voten prej vitit 2000 si kryetar komune dhe prej 2 mandatesh si deputet. Ju kerkoj ndjese viktimave te asaj dhune turperuese për familjen time. I bej thirrje djalit tim te dorezohet para drejtesise.

Zoti me dhente force qe ta perballoj kete dhimbje te madhe dhe jete qe ta shlyej kete turp qe me la mbi shpatulla si gur im bir. Ne fund mirenjohje dhe ndjese edhe kryetarit te partise dhe kryeministrit, i cili nuk me kishte asnje borxh per kete shqetesim kaq te madh publik qe i shkaktova.