Nje lajm i madh mbareboteror ka tronditur mediat nderkombetare.
Skënderbeu eshte gjalle. Ai jeton ne nje fshat te Shqiperise emri i te cilit nuk permendet per shkak te anonimatit.
Ja intervista qe ka dhene Skënderbeu per nje gazetare Amerikane:
Gazetarja: I madhi Skenderbe. E gjjthe bota kujtonte se ju kishit mbi 550 vite qe kishit vdekur por ju qenkeni gjalle dhe dukeni shume ne forme.
Skenderbeu: Faleminderit. Vazhdoj te stervitem perdite me shpaten time besnike. Kam qendruar anonim gjithe keta vite por nje vajze teper inteligjente me mesatare 9.8 e zbuloi qe jam gjalle. Me duket se quhet Dea apo jo? E pra ajo vajze e meriton te behet presidente e Amerikës. Eshte i vetmi njeri ne te gjithe rruzullin tokesor qe zbuloi sekretin qe nuk do ja tregoja kurre njeriu.
Gazetarja: I madhi Skenderbe. Cfare mendimi ke për Shqiperine sot ne 2023? A ka ndryshuar? Si te duket?
Skenderbeu: 1 miliarde klikime kanë dhënë Shqiptarët per Luizin. Kam frike se Shqiptarët më shumë njohin Dea Mishelin sesa mua. Me Luizin nuk krahasohem fare. Atë e njohin të gjithë. Mendimi im per Shqipërine eshte se po shkon ne rrugen e qoftelargut.
Gazetarja: Po per politiken Shqiptare cfare mendimi ke?
Skenderbeu: Me vjen te futem ne parlament me shpate ne dore dhe ti..
Gazetarja e nderpret: Te lutem i madhi Skenderbe. Jemi kundra dhunes. Jemi njerez me edukate dhe etike komunikimi.
Skënderbeu: Atehere meqe nuk po me lejon te shprehem, me mire po futem ne Big Brother Vip. Te behem cift me Dean, e cila meqe ra fjala i ngjan Donikes nga pamja por jo nga zgjuaresia. Shpaten po ja le Amosit. Ndoshta merzitet dhe del ne duel me mua per te mbrojtur nderin e Deas. Ne kete menyre, dueli im me Amosin do transmetohet live dhe do kapi 2 miliarde klikime dhe me ne fund do me njohin te gjjthe Shqiptaret. Atehere do vdes i qete
Satirë/Humor ShtypKëtu.com © 2023. Ndalohet kopjimi këtij materiali.