Alma Kaçi, vajza e cila u përfshi në videoskandalin e kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, ka biseduar me CNA-në për të shprehur gjendjen e saj.
Në deklaratën e saj, ajo tregoi se situata ishte shumë e vështirë për të dhe ndihej e traumatizuar.
Gjithashtu, Alma shprehu shqetësim të madh për djalin e saj 12-vjeçar, i cili po përjetonte bullizmin nga të tjerët. Fëmija është i pafajshëm dhe nuk kupton asgjë por po vuan pasojat e videos
“Jam vërtetë e traumatizuar. Pasojat janë shumë të mëdha. Fëmija im po bullizohet, ndërsa unë vetë jam e pambrojtur, e rrezikuar dhe e braktisur totalisht nga shteti.
Kam folur para SPAK-ut, kam dhënë dëshminë time dhe tani është organi i akuzës që po bën verifikimet dhe procedurat e tij ligjore.
Unë nuk mund të flas dhe nuk mund të shprehem më shumë sesa kaq. Apeli im është një dhe i vetëm: jam e braktisur, e pambrojtur nga shteti, fëmija im po bullizohet dhe unë jam e rrezikuar”, tha ajo.