
Në maj të vitit 1987 një fotograf holandez, Piet de Blanken, vizitoi Shqipërinë si pjesë e një grupi fotografësh të njohur holandez, këta u deklaruan për kohën si “shokët e idealit”.
Duke njohur mirë rregullat e sistemit fotografi De Blanken e dinte se do të ishte thuajse e pamundur për të fotografimi i vendit dhe më pas transportimi i filmit pa u vënë re nga njerëzit e shërbimit sekret.
Kontaktet midis shqiptarëve dhe turistëve të huaj ishin të ndaluara. Ndaj kjo e vështirsonte akoma më shumë procesin e fotografimit.
Megjithatë, ky fotograf ia doli mbanë të jetësonte disa imazhe me aparatin e tij. Filmin e aparatit u kujdes ta fshihte në valixhen e mikut të tij Johan Janse për ta shpëtuar nga sekuestrimi gjatë kontrollit të fundit këtë e beri para se të largohej nga Shqipëria, transmeton ‘konica.al’.
Në foto nga ky fotograf tregohen kryesisht momente të thjeshta të jetës së përditshme, një përditshmëri e kornizuar nga rregullat e mirëpërcaktuara të regjimit.
Ajo pjesë e publikut që ka jetuar në Shqipërine e atyre viteve teksa i sheh përjeton një kthim në kohë. Ndërsa për të lindurit e pas viteve ’90 fotot paraqesin një realitet të cilin nuk kanë mundur ta gjejnë askund përveçse në tregimet e prindërve apo gjyshërve të tyre.
Këto foto u ekspozuan në Muzeun Historik Kombëtar kohë më parë./www.denblanken.com












