Këto fotografi të rralla vijnë nga Shqipëria e viteve 1940, para se komunistët të vinin në pushtet.
Janë realizuar nga një fotograf italian, Xhuzepe Masani. Më pas, këto fotografi janë mbledhur nga studiuesi dhe albanologu Robert Elsie. Xhuzepe Masani ishte fotograf italian që u bë ithtar i lëvizjes fashiste dhe doli në pah me një album fotografik për Musolinin dhe fashizmin.
Në prill 1939, Shqipëria u pushtua nga forcat italiane dhe pak kohë më pas u aneksua në perandorinë e re romake të Musolinit. Kështu, ky ishte momenti i duhur për fotografin që t’i prezantonte publikut italian trevat e reja të Italisë përtej Adriatikut.
Fotot u botuan në një vëllim të quajtur “Shqipëria: teksti dhe fotot nga Xhuzepe Masani”, Romë 1940. Të gjitha pamjet e këtij koleksioni janë marrë nga ky libër.
Albumi i Shqipërisë i vitit 1940, i harruar edhe ai, mbetet si një pasqyrë e Shqipërisë së vjetër para komunizmit.























