Gaz Bardhi trondit Lul Bashën: “Unë të hedh zgupthi. Hipokrit”

Ka ndodhur një debat jashtë kamerave në fund të seancës mes kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, dhe Gazment Bardhit.

Fillimisht, Basha ka ftuar deputetin Bardhi për kafe, por ky i fundit e ka refuzuar, madje duke i thënë se nuk është hipokrit.

Më pas, Basha e ka krahasuar Bardhin me Berishën, por nuk ka mbetur pa përgjigje. Bardhi i ka thënë se veprimi për të dërguar shkresën ku thuhet se ishte kryetar i grupit ishte një akt hipokrizie.

Replikat:

Basha: Do pijmë një kafe pas seancës?

Bardhi: Çfarë të themi? Unë nuk jam hipokrit, ato që kam patur t’ i kam thënë publikisht.

Basha: Po mos rri kështu, qesh pak

Bardhi: Të thashë edhe një herë, nuk jam hipokrit si ti që të qesh. Unë e marr seriozisht atë qe bëj.

Basha: Po bëhesh si ky që po flet (po fliste berisha)

Bardhi: Si ai je bërë ti, ti kujton se jemi të gjithë si kjo (tregon nje deputete që mbështet Bashën). Nuk e bën dot me mua, une të hedh zgupthi.

Basha: Po dil fol si kryetar grupi ti

Bardhi: Kjo është hipokrizi, ke çuar shkresën dhe më thua të flas si kryetar grupi.

Ndërhyn Tabaku: Mos e bëni këtu debatin se po tërheqim vëmendjen.

(I Drejtohet Bashës): Po shkresën pse e çove? E ke çuar dhe statutin në gjykatë?

Basha: Nuk e di, nuk po merrem une me këtë.