Gazetari: “Dua Lipa duhet ti bënte thirrje Shqiptarëve të rrëmbenin sfurqet për të rrëzuar qeverinë”

Vizita e Dua Lipës në Shqipëri ka shkaktuar një sërë polemikash.

Ndërkohë, ka pasur edhe nga ata që e kanë ironizuar këtë debat.

Gazetari Harbjon Hasani, me nota humori shkruan se këngëtarja e njohur duhet të dalë para gjykatës ndërkombëtare për të dhënë llogari.

“Dua Lipa duhet te pergjigjet para nje gjykate pse ajo takohet me Veliajn dhe pse ajo i lejoi shqiptaret te votonin Veliajn si kryebashkiak, kur ajo shume mire mund te bente nje deklarate ku t’i bente thirrje shqiptareve te merrnin sfurqet per te rrezuar qeverine; apo t’i kerkonte OKB-se ta shpalle Departamentin e Shtetit organizate kriminale ne sherbim te Edi Rames”, shkruan Hasani i cili më tej nënvizon se:

“Duhet pare dhe ana tjeter e medaljes, ka shume zemerim ndaj Lalit, jo vetem per ate natyren e tij te shtirur, por dhe per agresionin korruptiv (sidomos me lejet e ndertimit dhe arrogancen me Teatrin)

Mirepo nuk mjafton te kesh zemerim, duhet te kesh dhe instrumentin qe e shnderron zemerimin ne produkt.

Per momentin, instrumentin e ka kap per fyti Blinkeni, keshtuqe hajde i biem Dua Lipes mqs Blinkenit i vijme anes”, shkruan Hasani.

Leave a Comment