Gazetari i njohur: “Likes i ka ikur goja të ziut. Mona nuk guxon as ta zejë me gojë Berishën. Kanë frikë”

Nga: Adriatik Dosti

Pse rane Squk …Mona & Likja…

Morepo jemi bere merak vertet per Presidentin
e Shqiperise …por edhe per Zonjen e pare te Shtetit e te Partise LSI…aq me teper qe ne kete kohe te frikeshme Covidi ku iken si Kove – Pusi ku s’te vete kjo kodosh mendje…e ne kete kohe Non Gratash …e hapje Dosjesh sekrete amerikane c’nuk fantazon i ziu njeri…aq me shume qe s’ka dite qe Kimeten te mos e kemi neper kembe….e sa ne zyren e SPAK -ut po aq edhe ne ate te Rames..

Qe pas 25 prillit squk Likja….xhang – xhing nga zyra e tij…ahaaa s’ka me konferenca shtypi….foltore te improvizuara ne bahcen jeshile te Presidences…as fjalime bombastike…as kryenecesi tipike skraparllinjsh…as kercenime e perbetime per patriotizem e trimeri te llojit te trimit te cartur…as e as pa fund…

Hic gjekundi s’duket me Likja …i ka ikur goja te ziut…eshte bere si ata televizoret Iliria e Dajti ne kohen e Merhumit qe kur ju vinte zeri ju ikte figura e anasjelltas…

S’ka me ulje ne gjunje….as berje Shqiponje me duar…as betim mbi Kushtetute…as paralajmerim per ”horrat” deputete te Rames te cilet Likja ishte betuar se do ti nxirrte jashte Parlamentit me dhune…s’ka me edhe kercenime ndaj nderkombetareve qe guxojne e shkelin kaq rende dinjitetin e sovranitetin e shtetit te Likes…etj etj…

S’ka me as hanxhare, kosore e sopata qe do tu prisnin duart Gjiknureve me shoke e shoqe qe do guxonin tu vidhnin Votat e 25 prillit shqiptareve…sikurse s’ka me edhe larje hesapesh publike me armikun Rama…

Ka 5 muaj qe Likja nuk shfaqet me as me qetesi e dashuri sic na thoshte ngahera…por as me Avni Rustemer e Mic Sokola e as me Vasil Lacer qe nje dite te bukur per te miren e ketij vendi e te ketij populli [ sipas Likes e jo sipas meje]…do ja benin Bam -Bam !

Likja nuk po shfaqet me as neper Male as ne Kosove si mik ”per koke ” i saj…e madje as ne Lalez per Ngjala nuk vajti aq shpesh si zakonisht kete Vere…

Se c’doli nja dy here ne resme duke luajtur futboll ne plazh e duke ngrene ca Petlla katuni me te hik truni dhe vetem kaq…

E po thashe me vete mezi pret rastin qe ti ktheje reston Rames qe e vuri perpara dhe e ka ende ne axhenden e vet shkarkimin e tij…teksa me siguri nuk do t’ja dekretoje Kabinetin numer 3 …por jo o miqte e mij jooooo paskam qene komplet i gabuar…

Beri njehere sikur i coi ne Prokurori per pasterti figure e pastaj qe te nesermen ne sabah Likja tek e tek e nje nga nje i firmosi e i zyrtarizoi si Ministra me radhe edhe Ulsiun e Cucin edhe Elisen e Ahmetajn…edhe Peleshin…Kumbaron , Margaritin, Belinden , Olten …e sigurisht te parin edhe Ramen kryeminister per here te trete…qe e shpalli Liken te pa deshiruar…

Eshte bere Cun i mire e per se mbari Likja o njerez…as bertet e uleret me , as cirret e s kercenon kerkend me…as flet per ndershmeri e drejtesi por as edhe per Atdhe e patriotizem…e sigurisht edhe as per dinjitet e sovranitet te Shqiperise sikurse duket se as edhe qe i bie me ndermend edhe per vete shqiptaret…e as per shtetin e tij e te tyre…

Gojet e liga duan te thone qe Likes i kane thene te rrije urte se ndryshe Dosjen aty e ka gati…Non Grata po e pret tek dera ….zullumet e bera pa fund ne keto 30 vjet -politike te Likes duket se e kane trembur goxha Presidentin ”trim e patriot ” te shqiptareve… te cilin ka nja 5 muaj qe se ze e se ze dot gjumi rehat…

Edhe medalje e dekorata sikur s’po jep me si perpara 25 prillit …edhe me Kimeten nuk po zihet me…as edhe me Soreken nuk po provokon me ndonje lloj sherri…e aq me shume me Edvinin sikur s’po grricet si disa muaj me pare…

Madje burime te aferta e te besuara me Liken thone se kur Rama tha dy dite me pare se …Presidenti
vazhdon te jete ende ne detyre…Trimi i Presidences mori fryme thelle e lirisht…

Vate djaleria vate qe kur vure brisk ne faqe thote nje kenge e hereshme permetare …e une do ti thosha Likes se Qeni qe leh nuk ha e nuk kafshon …dhe se trimi kur e nxjerr koburen e shkreh ne te kundert e fut atje ”ke vendi”…por kur duart i ke te pista koburen as e nxjerr e as e shkreh dot…ok…

E njejta situate edhe me Monen…

Ju kujtohen daljet e saj te per c’do nateshme neper studiot e tv perpara 25 prillit…?

Ju kujtohen fjalet e fjalimet e saja kercenuese ne drejtim te Rames e bandes se tij kriminale per te cilet Mona betohej e ster- betohej se do ti conte atje…ke vendi …

Ju kujtohet Mona qe i thoshte Rames se do ti ha Veshet…do te shkel me kembe…do te coj ne burg…se edhe sikur bota te permbyset ti nuk fiton dot kurren e kurres…

Ju kujtohet Mona qe deklaronte se Rama e Veliaj do ta shembnin Teatrin vetem po te kalonin mbi trupin e saj…[ e une rikujtoj momentin kur disa ”anonime” e moren Monen ”peng” per disa ore dhe pasi e shemben Teatrin e sollen perseri aty tek vendi i ”krimit”]…. e Mona nga inati vajti e u ul ne mes te bulevardit si Arixhofkat kur shisnin rroba te perdorura tek Stacioni i Trenit….

Pastaj nuk e di pse mu kujtua aleanca e Mones me Lulin …perplasja e duarve te tyre me grusht per ”besnikeri” …Atdhe, patriotizem e shqiptari…per ta rrezuar e mundur Ramen sikur krejt bota te permbysej…per fitore te sigurte …etj etj…

E mu kujtua gjithashtu edhe Mona qe urdheronte militantet e fanatiket e saj qe te digjnin Goma makine ne rruget e Shqiperise…e ti vinin flaken qeveri-shtetit te Edvinit….mu kujtua Mona qe i gjuante me Cizme ne Parlament krye horrit-kryeminister…etj etj…

Dhe se fundi ja tek shfaqet serisht Mona e allnuar, e hidhnuar dhe e zemeruar me tradhetarin Basha…qe i kalon ne krah e si flet as me goje Lylit…qe e braktis teksa ai gris flete votimet e Lindita Nikolles qe pret te zyrtarizohet si kryeparlamentare…

Verej me kujdes Monen qe s’guxon as ta zere me goje mikun per koke te saj e te Likes….Doctorin… por i qendron larg si Djalli -Temjanit…c’ne me lazem…ku i dihet te nesermes…

E se fundi Mona me nje luk te ri qe i drejtohet Parlamentit me nje tjeter lloj skenari edhe pse partia e saj eshte katandisur si Kokoshi nje thele…teksa se bashku me Tit Vasilin kerkojne tashme te lidhin aleance parlamentare me te pa deshiruarin e Kimetes…me Tom Dosh -kodoshin se keshtu sic i erdhen punet Mones nga dita ne dite pritet qe pas Likes …Non Grata te shpallet edhe ajo….e Dosja ti hapet edhe asaj…

Pune Muti keto Dosjet o Mona & Like…ndaj dhe jo me kot kam menduar ngahera se nuk jeni edhe aq budallenj ti e yt shoq qe Vilen e Lalzit e bete me 12 Hale…Banjo…Tualete a WC quajini si te doni…

Se eshte keq vertet kur fillon e dhjet ne breke ….

Nga Luaner u kthyet ne Lepuj…c’te kete ndodhur valle me ju…please per ”dashamiret” tuaj te shumte…te pakten njoftoni shendetin ok…se te tjerat i marrim vesh nga tjeterkush…

Nje hall te madh duhet te keni te dy…burre e grua…por ju dalte ” per hajer ” ishalla…e jeni qe jeni kapni ndonje Arixhofke e kerkojini tu hedhe Fall o Mona & Like se edhe keshtu me ankth e frike nuk jetohet dreqi ta haje…

Dhe nuk e di pse tek ju kujtoja ju te dy sot e gjithe diten e dites …me vinte ndermend nje kenge e hereshme tironase qe thote …e si msoj karroca e Dylit…

A.R.DOSTI

Leave a Comment