Gazetarja e njohur: “Rama është modern. Vishte pizhame poshtë xhinsave kurse Salinjani vesh triko si çun mami”

Gazetarja Iva Tiço, ka treguar se në kohën kur ishte gazetare kulture dhe në ministri ishte drejtues Edi Rama, sot kryeministër, ajo ka parë që ai mbante poshtë xhinseve pizhama ngjyrë gri.

“Rama më ka pëlqyer më shumë ekstravagant, në atë kohë ishte ministër kulture dhe deri dhe pizhama nën xhinse, i dilnin pizhamat gri nën xhinse në konferencat për shtyp në dimër”.

Gjithashtu Iva Tiço dikur ka kritikuar deputetin e PD Ervin Salianji se kishte veshur nje triko poshte xhaketes si “çun mami”.