Gazmend Paja: “Rama është i çmendur por më pëlqen çmenduria e tij. Ai do e rregullojë Shqipërinë.

Gazmend Paja, aktori i njohur i humorit është investitor strategjik në bregdetin e jugut por ja si shprehej ai per kryeministrin Rama disa kohe më parë.

Kryeministri para se të jetë kryeministër është artist dhe sigurisht që unë do të kem miqësi me një artist. Të lexohet si të dojë kjo foto e imja me Ramën, – tha Paja, – mua ai burri më pëlqen.

“Është i çmendur dhe mua më pëlqen çmenduria e tij. Një i çmendur i tillë mund të rregullojë gjithë lleqet që kanë ndodh në Shqipëri”, tha aktori i “Portokallisë” Gaz Paja.

“Ai po punon, nëse devijon do të marrë atë që meriton, por shpresoj që kjo të mos ndodh. Njerëzit që punojnë unë do t’i mbështes”, shtoi aktori.

Leave a Comment