Gent Hazizi është përfshirë në një debat me opinionisten e “Big Brother VIP” Zhaklina Lekatari, ku ajo ka treguar se aktori ka qenë aty gjatë debatit me familjarët e Kiarës dhe se ata e kanë kërcënuar.
Megjithatë, aktori ka hedhur poshtë këtë deklaratë në emisionin “Mos i bjer me top”.
Ai ka thënë se ishte prezent në momentin e debatit dhe se familjarët e Kiarës opinionisten e “Big Brother Vip 2” nuk e kanë kërcënuar. Aktori gjithashtu ka treguar se Zhaklina i ka shkruar një mesazh privat ku e ka fyer në mënyrë të keqe dhe e ka quajtur “lëpirës”.
Ronaldo Sharka: Çfarë ka thënë konkretisht tezja e Kiarës?
Gent Hazizi: “Tha si nuk e the një llaf të mirë për Kiarën moj? Zhaklina iu kthye me gisht. Kujt i flet ti kështu? Unë e kam mbrojtur nga bullizimi i Luizit, etj etj të cilën pastaj e përcolli dhe në emision me Kiarën dhe prapë e përdori dhe një herë tjetër sepse nuk i del e keqja dhe kjo degjeneroi në një bisedë që kaloi dhe po i thoja qetësohuni se nuk ka asnjë gjë. Burri i tezes i Kiarës tha vetëm kaq, ‘çfarë t’i bëj këtij zotërisë që është aktor, se me ty unë s’kam çfarë të flas, çfarë të merrem’! Nuk është se e mori truproja se me mua shkoi deri tek makina bashkë me Diolën që ishte prezent. Nuk pati ndonjë konflikt”.
Ronaldo Shkarka: Si e shpjegon faktin që Diola ka pohuar që ka pasur kërcënim?
Gent Hazizi: “Nëse Diola thotë që ka pasur kërcënim, po e quajmë në kuadër të lojës. Çdo gjë që thuhet është dhunë verbale, nëse t’i pjell dhunë, dhunë do marrësh, kaq! Këtë unë e them për çfarë isha prezent, unë nuk e bëj për të kundërshtuar Zhaklinën”.