Vitin e kaluar “Kepi e Tundimeve” në Top Channel, u zhvillua në një rezidencë në Kepin e Rodonit.
Megjithatë, duket se këtë vit ka ndryshime të shumta. Kryefjala ka zbuluar se “Kepi i Tundimeve” do të kryhet me VIP-a këtë vit, me pjesëmarrjen e Jorit Delli, Ronaldo Sharka, Mevlan Shabës dhe partneres së tij.
Programi do të drejtohet nga Kiara Tito dhe opinioniste do të jetë Monika Lubonja. Edhe xhirimet e emisionit do të bëhen në Turqi. Siç duket, VIP-at e Big Brother do të jenë të gjithë në një rezidencë, ku do të përballen me tundimin për të formuar çifte.