Konkurentes se “Perputhen”, Gilbertes nuk do ti kishte shkuar kurre mendja se mund ta hiqnin nga puna vetem se mori pjese ne kete emision.

Gilberta u shpreh dje ne emisionin Perputhen se pastori i Kishës i është shprehur se kush shkon në këtë emision, nuk ka më vend në shtëpinë e zotit. Pastori nuk ka rinovuar kontratën e punës për Gilbertën, sepse ishte pjesë e programit.

“Unë kam frekuentuar kishën ungjillore që kur isha 16 vjeç. Jam besimtare, e dashuroj Zotin, nuk kam qenë shumë e rregullt me kalimin e kohës. Kur u riktheva në Lushnje ai më priti krahe hapur. Në momentin që i thashë për emisionin ai më tha që nuk më pëlqen ai emision.
Ai nuk ishte dakord dhe nuk pranoi të më rinovonte kontratën e punës. Më erdhi keq sepse ai njeri ka ndihmuar shumë njerëz. Ai tha se kush shkon atje nuk ka vend këtu në kishë”, tha Gilberta