Gjekmarkaj gëzohet nga rritja e rrogave të deputetëve: “Kjo rritje është shumë e vonuar”

Deputetit Agron Gjekmarkaj, nga Partia Demokratike, reagon lidhur me vendimin e Komisionit të Ekonomisë për rritjen e pagave të deputetëve dhe ministrave. Gjekmarkaj shpreh mendimin se kjo rritje është e vonuar, megjithëse ka disa persona që duan të përhapin stereotipe të deputetëve si hajdutë dhe pa dinjitet.

Deputeti thekson se nuk e përbuz popullin dhe as veten. Ai refuzon të bëhet pjesë e njërës apo tjetrës anë të medaljes. Gjekmarkaj thekson se deputetët nuk janë personazhe të idealizmit socialist që nuk mendojnë për veten dhe familjen e tyre, por ata kanë të drejtën të kujdesen për interesat e tyre si individë dhe për popullin dhe vendin në tërësi.

Gjekmarkaj argumenton se nuk ka arsye për të ndier komplekse në mbrojtje të të drejtave të tyre kur ka një rritje të përgjithshme të pagave. Ai kritikon populizmin si lëndën e parë të demagogëve, ndërsa thotë se problemi mbetet në mungesën e transparencës.

“Unë nuk e përbuz popullin po nuk përbuz as veten. Nuk e gënjej atë e as veten. Rritja e rrogave të deputetëve është e vonuar, shumë e vonuar. Dikush e do deputetin me patjetër hajdut dhe pa dinjitet.

Personalisht refuzoj të jem si njëra anë si tjetra e medaljes. Deputetët nuk janë nënkategori as personazhe të realizmit socialist që nuk u intereson vetja, familja, por vetëm kauza shoqëria, populli e vendi as kandrra as insekte pa sy gojë e veshë.

Nuk ka arsye që të kompleksohen për të mbrojtur një të drejtë që ju takon kur ka një rritje të përgjithshme pagash.

Populizmi është lënda e parë e demagogëve, por demagogji nëse e themi sipas Linkolnit nuk është gjë tjetër por aftësia për të mbështjellë idetë e vogla me fjalë të mëdha. Problem mbetet e padukshmja e jo transparenca”, shprehet Gjekmarkaj.