Gjergj Leka mbas 2 ish bashkëshorteve: “E kam shënuar nusja 3 emrin në telefon”

Gjatë intervistës në “Rudina” në Tv Klan, Gjergj Leka ndau edhe disa detaje nga marëdhënia e tij me bashkëshorten, Erisela.

Ai rrëfeu se emri i saj në celularin e tij është “nusja 3”, një shaka që shkaktoi të qeshura në studio.

Në bazë të këtij detaji, Gjergji tregoi edhe për raportet që ai mbart me dy ish-bashkëshortet e tij.

Rudina Magjistari: Si të thërret me përkëdheli Erisela?

Rudina Magjistari: Dhe si e ke shënuar në telefon numrin e Eriselës?

Gjergj Leka: “Nusja 3”. Eh çfarë gallate! Jo, jo unë ia kam shkruajtur emrin gjatë, madje i kam lënë mbiemrin e vet, por në telefon e kam Erisela Leka.

Rudina Magjistari: Okej, por “nusja 3” mund të ishte sepse mund të ketë ndërruar 3 numra telefoni dhe mund t’i ketë të tre të disponueshëm…

Gjergj Leka: Jo, unë e kam numrin e telefonit edhe të nuses një, edhe të nuses dy dhe i bëj edhe urime kur kanë ditëlindjen.