Gledis Nano përshëndet mediat ftohtë dhe largohet. Shikoni videon.

Gledis Nano, nga paraditja e sotme ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, është larguar nga zyra. Në mesditë, ai ka lënë ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme, duke ecur ballëlart dhe i qeshur përballë kamerave të gazetarëve.

Siç shihet dhe në këtë video të siguruar nga Euronews Albania, Nano del i qeshur nga selia qëndrore e Policisë dhe i drejtohet makinës. Ministri Bledi Çuçi njoftoi sot se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave se ishte marrë vendimi i shkarkimit.

“Sot, Qeveria mori vendim për shkarkimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, shkarkim i cili lidhet me mospërmbushje të objektivave që kishim vënë në lidhje me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë. Lidhet me situatën e krijuar në muajt e fundit, situatë që kërkon reagim më të fortë dhe menaxhim më efikas të Policisë së Shtetit.

Për momentin, detyrat do t’i ushtrojë nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe shumë shpejt do ju lajmërojmë edhe për edhe për emërimin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit”, u shpreh sot Bledi Çuçi, ministër i Brendshëm.

Leave a Comment