Gratë mund të dalin nga mesi e lart të zhveshùra në pishinat publike të Berlinit

Gratë në Berlin kanë fituar një betejë për barazi, dhe tashmë do të lejohen të shkojnë pa u mbuluar nga mesi e lart në pishinat publike të qytetit.

Ky vendim u mor nga qeveria pasi një grua ankohej se ishte diskriminuar dhe iu ndalua të hynte në një pishinë në kryeqytetin gjerman pa rroba banjoje. Ajo drejtohej zyrës së Avokatit të Popullit në Senatin gjerman për drejtësi, diversitet dhe antidiskriminim për të kërkuar barazi.

Pas reagimit ndaj kësaj ankese, Berliner Baederbetriebe, që drejton pishinat publike të qytetit, vendosi të ndryshojë rregullat e veshjes.

“Duke bërë këtë vendim, ne sjellim barazi për të gjithë banorët e Berlin, pa dallim gjinie, orientimi seksual dhe identiteti gjinor. Tani është e rëndësishme që kjo rregull të zbatohet në mënyrë të ndershme për të gjithë”, tha Doris Liebscher, nga Avokati i Popullit.

Para këtij vendimi, gratë nuk ishin të lejuara të qëndronin pa mbuluar pjesen e siperme në pishinat publike. Ato duhet të largoheshin nga pishina, ndërsa në disa raste atyre u ndalohej të riktheheshin në pishinat publike nese shkelnin rregullin.