Grimieri Shqiptar që pëlqen meshkuj: “Nuk po i bie në qafë askujt. I thashë mendjes ik pirdhu. Nuk kam v’rarë njeri”

Grimieri Dario Doka, i cili ishte ftuar në emisionin “n’ZOOM” tregoi për përballjen e tij me paragjykimet kur shprehu hapur orientimin e tij se’ksual.

Dario thotë se paragjykimet kanë ndodhur që në fillim dhe do vazhdojnë të ndodhin, por ai ka arritur në një pikë ku nuk i intereson më.

Ai shprehet se kur e shpalli hapur orientimin e tij, i tha mendjes “ik pirdhu”, dhe për të është e mjaftueshme që është mirë nga shëndeti dhe ka mbështetjen e familjes.

Dario thotë se nuk dëmton asnjë dhe thjesht është ai që është dhe kjo është preferenca e tij sek’suale.

“Paragjykimet kanë ndodhur që në fillim dhe do ndodhin sepse nuk do ndalojnë. Por kam ardhur në një pikë që s’më intereson më asgjë. Kur dola hapur, i thashë mendjes ‘Ik p*rdhu’, mjafton që jam mirë me shëndet, familja më ka mbështetur kështu që për paragjykimet unë s’po i bie në qafë askujt, s’po vras askënd, bukën e nxjerr vet, nuk po bëj turp, thjesht jam ky që jam dhe kjo është preferenca ime seksuale”, tha Dario.