Një burrë nga Kina, i cili ka festuar së fundmi 100-vjetorin, falenderon du’hanin, alk’olin dhe ushqimin e shëndetshëm për jetëgjatësinë e tij.
Zhang Kemin, nga Jinjin në Kinë, thotë se ky është sekreti i tij për jetën e gjatë.
Kemin, i cili mbushi 100 vjet më 27 qershor, tha gjatë një interviste televizive në fillim të këtij viti se ai kurrë nuk shqetësohet për atë çfarë han dhe shumë rrallë ndihet i irrituar.
Ai thotë se pasionet më të mëdha në jetën e tij janë alk’oli dhe du’hani. Megjithatë, ai pranoi se pasi mbushi 30 vjeç, ishte detyruar të reduktojë konsumin e alk’olit. Kemin aktualisht ndan shtëpinë e tij me pesë breza të familjes së tij.
Kemin pretendon se akoma pi një paketë ci’gare çdo ditë, pasi filloi këtë zakon që në moshën 20 vjeç. “Tani nuk e di përse thonë që du’hani dhe alk’oli janë të mira apo të këqija”, tha ai gjatë intervistës së këtij viti.
Si kalon kohën sot?
Kemin thotë se kryesisht qëndron në shtëpi duke shikuar televizorin, por e gëzon gjithashtu shëtitja. Ai thotë se aktivitetet e tij në natyrë bëhen të vështira kur fillon të bjerë shi.
100-vjeçari nuk ka asnjë problem shëndetësor të rëndë dhe pretendon se problemi i vetëm me të cilin duhet të përballet është vështirësia e dëgjimit.