Habit Alfred Çako: “Shpirti hiqet dhe është futur me një enë. Është një shpellë me 4-5 kate që ka brenda.”

Teoricieni Alfred Cako ka rikthyer teorinë e tij se në të ardhmen të gjithë njerëzit do të lëvizin me anë të mikroç’ipeve.

Duke u nisur nga ndërprerja e rrjeteve sociale për një periudhë, Çako ka deklaruar se po shkojmë drejt krijimit të një “avatari” njerëzor.

Gjatë intervistës në studio në emisionin “Breaking” në Top News, ai shkoi shumë larg duke sugjeruar se elementët shpirtërorë do të futen në robotë, duke krijuar një lloj “miksi” mes “njeriut dhe robotit digjital”.

“Gjithçka pastaj do bëhet me mikroç’ip. Kush nuk lexon konspiracion, është zero. Inteligjenca është natyrale, nuk ka rëndësi sa shkollë ke. Shikoni robotin Sofia. Do merret elementi shpirtëror dhe do futet tek robotët.

Këta duan të lënë rreth 700 milionë njerëz deri në një kohë të afërt. Elementet shpirtërorë do futen tek robotët. Do kemi një miks mes njeriut dhe robotit digjital.

Nuk do lejohet askush të jetojë në fshat. Do i fusin të gjithë nëpër qytete. Nuk u kam thënë më parë, por nuk do ju lejojnë të mbajnë më kafshë shtëpiake.

Ju po e shihni se çfarë po ndodh me mishin. Duan të realizojnë revolucionin e katërt, dhe po shkohet drejt krijimit të njeriut avatar.

Futja e shpirtit në enë është realizuar prej vitesh. Në një shpellë natyrale janë ndërtuar 4-5 kate me këto kategori”, tha Cako.

“Po bëjnë kombinime gje’netike mes specieve të ndryshme, mes njeriut dhe kafshëve. Në katin tjetër, njeriut i heqin shpirtin. Këto elemente të shpirtit, nuk do lejojnë të shkojnë tek Zoti dhe do i injektohen robotit të pavdekshëm”, tha Cako.