Habit Alket Islami: “Kam hëngër mínj me supë. Ushqimet Kineze janë të mrekullueshme”

Në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, është diskutuar mbi temën e konsumimit të insekteve.

Komisioni Europian ka lejuar përdorimin e insekteve si buburrecat, krimbat dhe karkalecat për konsum në markete dhe restorante.

Të ftuar në studio ishin fotografi ajror Alket Islami, kuzhinieri Bleri Dervishi dhe gazetari Gazment Agaj, të cilët treguan eksperiencën e tyre me ngrënien e insekteve.

Alket Islami tregon se ka qenë në Kinë në vitin 2019 dhe është mrekulluar nga ushqimet kineze, ku ka ngrënë shumë ushqime që përfshinin insekte, krimba dhe madje edhe miun në supë.

Katerina Trungu: Alket natyrë sportive sa s’ka , me siguri dhe i guximshëm për të provuar pjata të ndryshme, e ke bërë këtë punë?

Alket Islami- Bleri DervishitNë restorantin tënd ta fusësh gjithë këtë lloj strukture insektesh sepse do kesh një impakt fantastik. Unë kam pasur fatin që të kem qenë në Kinë në vitin 2019 dhe kam fatin e madh që kam provuar një gastronomi të jashtëzakonshme, që restorantet kineze këtu nuk janë asnë gjë dhe kulinaria aziatike ndryshon. Kina është “on the top”, në Japoni nuk bëhet fjalë.

Katerina Trungu: Vërtet e quan më të mirë?

Alket Islami: Absolutisht po, sepse të vetmen gjë që nuk arrita të provoj sepse të gjithë bashkë po të bëjmë një votim do dalim që jemi të unifikuar që tek thertorja e qenëve ishte e tmerrshme. Nuk ma bënte zemra të shkoja të shikoja se si mishin e qenit e merrnin e zienin. Ndërsa pjesa tjetër, miun në supë, pjesa e karkalecave…

Katerina Trungu: E ke provuar miun në supë?

Alket Islami: Po. Të thashë fati jonë ishte që unë isha nga Shqipëria, por 10 vetat e tjerë ishin nga e gjithë Shqipëria dhe ata për të na dhënë të gjithë gjërat tradicionale të zonave, orizi ishte ai derivati që ti nuk e ke në pjatë, e kishin në një kazan poshtë këmbëve dhe në tavolinat nuk e di nuk t’i përmend dot se çfarë lloj ushqimesh të ndryshme, insektet që ishin në pjesën e friturës dhe sekreti janë salcat sepse me salca e hanë.