Ish-kryeministri Sali Berisha është shfaqur në mbrojtje të Fredi Belerit, i cili ndodhet në qeli që nga data 12 maj për shkak të blerjes së votave.
Berisha shtoi se natën e arrestimit, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës “po hante një pjatë pilaf në orën 12 të natës dhe u përfol se po shpërndante euro”. “
Ai është i pafajshëm. Të bënte betimin dhe nëse kishte dokumentacionin e vërtetë për blerjen e votave, do të duhej dënuar”, shtoi ai.
Berisha theksoi se ai nuk ka blerë vota, duke thënë,
Po hante një pjatë pilaf në 12 të natës dhe thanë që po shpërndante euro. Ja flagranca. Në një nënë me 3 fëmijë çohet në 12 të natës se kishte marrë lekë. Rama e ka dosjen bosh.
Kjo më shton përkushtimin për të ndjekur këtë çështje që, në fund të fundit, ka bazë mafioze të Ramës për trojet e Himarës. Ai ka sulmuar të gjithë trafikantët e Shqipërisë dhe Evropës për të ndërtuar parajsën e tij të drogës”, deklaroi Berisha në një konferencë për media.