Habit Bledi Mane: “2 turiste Suedeze hoqën s’ytjenat. Banorët morën lopatat e iu sulën”

Në emisionin “Më Lër Të Flas” sot po diskutohet për turizmin në vendin tonë.

Bledi Mane, një nga të ftuarit, ka ndarë një histori personale interesante për dy turiste suedeze që ishin duke bërë plazh pa veshur gjë lart në Ksamil.

Ai gjithashtu theksoi se në atë kohë, ky akt shkaktoi reagime të ndryshme tek banorët, të cilët besonin se kjo situatë ndikon negativisht në praninë e fëmijëve të tyre.

“Në Ksamil dy turistë suedeze dalin pa gjë lart. Banorët sapo i panë, morën lopatat dhe iu sulën. Ato nuk e kuptonin dhe i kërkuan ndihmë përkthyesit. Banorët u thanë po na merrni më qafë fëmijët. I shihnin si ndikim negativ sepse nuk kishin parë të tilla gjëra.”- tha Bledi.