Habit Cekja: “Pseudonimi im Cekja vjen nga Keci. Gjyshja nxirrte kecat dhe i thoshte kec kec kec cek cek cek”

Aktori legjendar i humorit shqiptar, Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja i Beratit”, ka dhënë një intervistë për “ABC e Mëngjesit”.

Në intervistë, ai ka folur për karrierën e tij në kinematografi dhe ka veçuar rolin e tij në materialin “Alo Ushnja”, i cili i bëri të famshëm dhe e bëri të dashur nga publiku shqiptar.

Aktori ka ndarë kujtimet emocionale të këtij momenti dhe ka treguar se si ka marrë pseudonimin “Cekja”, që i është dhënë nga gjyshja që e thërriste “Cek Cek Cek”.

Ai ka theksuar se është me origjinë nga Skrapari, jo nga Berati, edhe pse emri i tij është “Cekja i Beratit”.

Nëse flasim për karrierën e tij, Cekja ka veçuar filmi “Një baba tepër” si një ngjarje reale e cila është përforcuar artistikisht dhe e konsideron të kompletuar.

“Më i emocionuar jam ndjerë kur kam bërë materialin ‘Alo Ushnja’ që më njohi e gjithë Shqipëria, që është shfaqur në orën 9:20 minuta në vitin ’82. E mbaj mend si tani. Aty kam ndjerë kënaqësinë më të madhe se u njoha nga publiku. Ka qenë momenti më befasues i imi në publik, se kur dilja në rrugë të nesërmen, nuk pushonin njerëzit kur thoshin ‘Alo Ushnja’, tani e ka zëvendësuar batuta ‘Yp Xhixhi’”, tha aktori.

Vija në origjinën time Skrapar, se unë me origjinë jam skrapali, si me nënë dhe me babë. Gjyshja nxirrte kecat se i jepte për të ngrënë dhe i thërriste Kec Kec Kec dhe unë rrija me kecat, edhe Kec Kec Kec, Cek Cek Cek dhe kështu më ngeli Ceke mua. Përveç emrit, më kanë ndryshuar edhe mbiemrin si “Cekja i Beratit”, i ka ngelur qejfi skrapalinjve, aq sa në një intervistë thash jam nga Skrapari, jo nga Berati”, u shpreh aktori.

“Në karrierën time do të veçoja filmin ‘Një baba tepër’, është tragjike-komike. Të tërë filmat i kam të arrirë artistikisht, si ato skenaret me Arjan Çuliqin. Po ‘Një baba tepër’ është vërtetë i kompletuar, është një ngjarje reale shqiptare”, theksoi ai.