Diola Dosti, një nga banoret e “Big Brother VIP”, ka ndarë një histori dashurie me një person që ishte 77 vjeç. Ajo tregoi se nuk dashuron nëpërmjet fizikut të njerëzve, por nëpërmjet mendjes dhe se personi që ajo dashuronte ishte shumë i zgjuar.

“Oh Dea, unë nuk dashurohem nëpërmjet fizikut, mendja është shumë e rëndësishme për mua. Ai ishte shumë i zgjuar.

Unë e shikoja atë, sytë e tij ishin sikur të shikoje botën. Ai ishte online. Kur i thash shoqeve të mia, “Kam rënë në dashuri”, ato më thanë, “Je e çmendur, ai është 77 vjeç”, – tha ajo.

Diola është nëna e tri vajzave dhe pak kohë më parë u divorcua nga bashkëshorti pas një martese që zgjati 12 vjet.








