Nga: Edison Ypi
Në plazh
Kujtesa nga Prishtina ka rënë në sevda’ me një çam nga Fieri.
Berati nga Podujeva është marrosur pas një shkodraneje me brekë inekzistente, gjysmat e sisëve përjashta, flokë të lëshuara që ja merr era.
Një lab nga Salaria në gjunjë dhe me lot në sy po ja lyp Sarandës nga Suhareka.
Vigjilenti nga Kumanova po pi raki Skrapari me një Vigan nga Mokra.
Një krutan me mustaqe deri te veshët po do me ja dhon mbesën për nuse një Etniku nga Theranda.
Labinoti nga Lipjani po bën muhabet duke tymos duhan të dredhur me një myzeqar nga Guri i Gomares.
Një Ares nga Starja po bën çmos ta bindi një Agon nga Peja se baca kurvi ishte më vrasës se serbi.
Kushtrimi i Malishevës, Visari i Vitisë, Gramozi i Leposaviqit, Korabi i Shtimjes, Tomorri i Tuzit, nuk e kanë problem se Dielli po ua djeg mishin e kurrizit. Thonë; Sado me na përzhit, nuk mundet me na ba keq Dielli i Shqypnis.
Vlora nga Istogu që flet Shqip më bukur se çikat e Tiranës dhe Patrioti nga Puka, kanë katër dit e katër net që po dashurohen marrëzisht.
Flamuri i Drenicës shkon vazhdimishf në banjë se e ka zënë barku.
Qurrat që dalin me zhurmë përpjetë nga hunda e Dardanit pi Prizreni formojnë një ylber me ngjyra që po i shkrin së qeshuri Kadriun nga Dobërdalani dhe Nexhmedinin nga Mitrovica.
Haxhiu nga Samadrazha po i thotë një mallakastrioti se komunistat duhen pjekur në hell me zjarr të ngadaltë.
Lasgushi nga Vaksinca duke u dridhur si fije bari po i thotë një skraparlliu se shqiptarët janë rracë superiore, bota mundet m’u shkatrru por Poezia nuk vdes, Muharrem Qena është këngëtar qiellor.
Një pejane me shalë kilometrike po shetit me gjoks jashtë buzë detit duke i bërë kalimtarët ti ndjekin me sy sisët e saj si publiku topat e tenisit.
Vjosa nga Sharri ka vizatuar mbi bythë një shqiponjë në fluturim.