Habit Elda Shabani: “E kapa burrin mat me shoqen time të ngushtë duke e bërë”

Këngëtarja shqiptare e njohur si “Madonna shqiptare” ka dhënë një intervistë në programin “ABC e Mëngjesit”.

Ajo ka filluar intervistën duke folur për rikthimin e saj në skenën muzikore pas shumë viteve. Pastaj, ka ndarë edhe disa detaje nga jeta private. Këngëtarja ka rrëfyer se është martuar për herë të dytë, pasi ish-bashkëshorti e tradhtoi me një shoqe të ngushtë.

“Unë kam qënë e martuar më përpara dhe kur erdha në Shqipëri, e nxora burrin në një emision. Edhe ajo që e mori me pas burrin tim ishte shoqja e ngushtë. Edhe ishte shumë e vështirë, kështu që mos i reklamoni shumë burrat. Kështu që kujdes nga shoqet e ngushta.

Mos besoni shumë se shoqet e ngushta pëlqejnë pikat më të bukura që t’i i ke dhe t’i tërheqin avash-avash. Kështu që bëni kujdes, ose më mirë mbani një shokë të ngushtë. I kapa në flagrancë, duke më tradhëtuar.

Njohja ime me bashkëshortin aktual ishte shumë natyrale dhe e bukur. Ishte një njeri i pjekur. Kur ndodhin këto situata, duhet gjithmonë të zgjedhësh një person akoma më të pjekur. Unë e zgjodha atë dhe ishim shumë të ngushtë.

Mendoj se kur martohesh me një person, nuk duhet vetëm të shohësh pamjen e jashtme të bukur apo të ketë një makinë të bukur dhe të martohesh me atë. Absolutisht jo, është më mirë të kesh një shoqe ose shok, që të njohë botën dhe që të rritet dashuria me kalimin e kohës. Unë jam 46 vjeçe dhe ai është 55 vjeç”, tha këngëtarja.