Habit gazetarja Jonida Aliçkolli: “Tani do vijë një artiste që q.het”

Në edicionin e djeshëm të “S’e luan topi”, një ndër të ftuarat ishte gazetarja Jonida Aliçkolli.

Në fund të intervistës, ajo bëri një rrëfim interesant për gafën më të madhe të saj.

Jonida rrëfeu se gjatë prezantimit të një personazhi në një emision radiofonik, ajo kishte ngatërruar një frazë.

“Në vend të thosha që quhet, thash që q*het. Tani do të vijë një artiste që q*het. Po në radio kënga, muzika dhe u kalua e gjithë kjo”- tha Jonida.