I riu i cili ka bërë një tatuazh gjigand ne kurriz, me fytyren e kryeministrit Rama tha se ka edhe tatuazhe politikanesh te tjere neper trup.

Per te shuajtur kuriozitetin e mediave lokale ai tha se:
Te gjithe politikanet Shqiptare i dua fort se kane bere shume per ne. E kane bere Shqiperine si Amerike. Pervec Rames ne kurriz, kam bere edhe Salen ne gjoks duke qene se e adhuroj por gjithashtu nuk kam harruar as Lulin dhe Meten te cilet i kam bere mbrapa te koka tatuazh, mu ne rreze te qafes. Po mendoj qe gjithashtu te bej tatuazh tek sqetulla edhe Kujtim Gjuzin dhe jam duke u menduar qe te bej te gishti i vogel i kembes tatuazhin e Erion Braces duke qene se nuk ha shume vend se eshte i vogel.
Djali me tatuazh
Satirë/Humor ShtypKëtu.com © 2021. Ndalohet kopjimi këtij materiali.