Habit Ilir Meta: “Shkova tek liqeni artificial dhe më vodhën këmishën”

Në një intervistë të veçantë, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, foli në emisionin “7 pa 5” mbi interesat e tij, fëmijërinë dhe karrierën e tij në politikë.

Nga liqeni Artificial, i veshur me veshje sportive, Meta ndau me publikun detaje të panjohura mbi jetën e tij dhe pasionin e tij për sportin.

Meta tregoi ndër të tjera se si bashkë me shokët e fëmijërisë shkonin fshehurazi në liqenin artificial për të kaluar kohën pas mësimit dhe pas stërvitjes.

“Çunat dilnin pa leje. Kur vija me çunat e lagjes time këtu, më vodhën dhe këmishën. Dhe u zbulova nga prindërit e mi. Se unë iu thoja që po iki në Pallatin e Pionerit. Por u zbulova se isha te liqeni”, tha Meta.