E njohura këngëtare e muzikës popullore, Irini Qirjako, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Glamour Zone”, ku zbuloi disa nga episodet më të dhimbshme të jetës së saj.
Fillimisht, Irini i bëri një kamera të fshehtë bashkëshortit të saj duke i treguar se ajo e kishte kapur në një marrëdhënie me një grua me flokë blonde.
Gjatë përballjes së çiftit në emisionin “Glamour Zone”, situata u përkeqësua deri në pikën kur bashkëshorti i tha se nëse ajo i jepte foton, ai do të vriste veten.

Pastaj, Irini zbuloi edhe një nga momentet më të dhimbshme të jetës së saj.
Ester Bylyku: Gjatë gjithë këtyre viteve karrierë, cili ka qenë momenti yt më i vështirë?
Irini Qirjako: Kur vdiq nëna ime në Gusht 2022. Unë e lash nënën në spital. Ajo ishte shumë rëndë. Ajo po jepte shpirt dhe ditën e katërt vdiq, në Athinë. Ndërkohë që mua më duhej të kthehesha në Tiranë sepse atë ditë kisha një aktivitet shumë të rëndësishëm.