Pas daljes nga Big Brother VIP, Mikela është parë duke dhene komente si një e ftuar gjatë emisioneve prime dhe edhe nëpërmjet postimeve në Instagram.
Këtë herë ajo ndalet për të dhënë një mesazh për tre banorët, Deanin, Amosin dhe Oltën. Sipas Mikelës, Dea është në një marrëdhënie jashtë dhe dikush e ka sjellë në Top Channel në ditën e hyrjes së saj në BB.
Edhe Amosi është në një marrëdhënie dhe, siç shprehet Mikela, Deani dhe Amosi po pret nga dikush jashtë, ndoshta për një sqarim. Ajo gjithashtu jep një mesazh për Oltën.
“Po shihja pak Bigun dhe më bëri përshtypje Dea. Moj Mishel moj po u bërë dy muaj aty dhe s’tu hap kjo gojë, nuk bëri dy llogari për veten tënde, tani që të erdhi veza në byçë u kujtove?
Çuditem për faktin që pse po frikësohet Dea të dali? Apo mos ndoshta bashkëjetuesi i saj nuk do ta presi mirë jashtë?!
Misheli je shumë vajzë e zgjuar, do i rregullosh prapë muhabetet, siç të sollën në Top ditën që hyre në Big Brother, ashtu do vijë të të marri do ikni bashkë në shtëpi. Gjithashtu je shumë e zgjuar për të zgjidhur lidhjen toksike që ka lënë Amosi jashtë dhe që të presin ty. Kurse për Oltën më vjen mirë që nuk po del se burri te Topi ngeli duke e pritur”, thotë Mikela.