E njohur për deklaratat e saj të çuditshme, Jonida Çobani nuk na ka sjellë asgjë të papritur me atë që ka thënë. E ftuar në EuroNews Albania, ajo ka theksuar se njerëzit që hanë mish mbajnë një sasi të madhe era djersë.
Sipas saj, mishi ka qenë një pjesë e dietës së mbijetesës për paraardhësit, por sot kemi alternativa të proteinave që mund të gjenden në botën bimore.
“Nuk është etike, nuk është njerëzore, dukemi si barbarë. Nga ana tjetër, mishngrënësit vijnë më shumë era djersë”, tha animalistja.