Habit Kastriot Myftaraj: “Lulzim Basha ka lindur një muaj para se Enver Hoxha të pësonte infarkt gjatë mardhënieve intime”

Nga: Kastriot Myftaraj

Lulzim Basha e ka shkaktuar një përmbysje politike, historike në 16 tetor 1973, tetë muaj para lindjes së tij.

Lulzim Basha ka me Enver Hoxhën një ngjashmëri fizike të shkruar në fytyrën e tij, e cila ngjashmëri shkon qartësisht përtej rastësisë. Lulzim Basha i ngjan Enver Hoxhës edhe më shumë se ç’ i ngjajnë atij dy djemtë e tij zyrtarë.


Në 1990 kur Lulzim Basha punonte si ndihmëskamerier në aeroportin e Tiranës, të huajt të cilët shikonin në stendat e vendosura në aeroport fotografi të Enver Hoxhës të kohës së rinisë së tij, e vinin re menjëherë këtë ngjashmëri dhe mes tyre u hap fjala se djaloshi gjithmonë i buzëqeshur që u afrohej te tryeza për të shërbyer, ishte djali i Enver Hoxhës. Prandaj ata i kërkonin Lulit që të fotografoheshin me të.


Pas kësaj ngjashmërie ka një histori të një prej përmbysjeve politike më të mëdha në historinë e politikës shqiptare. Madje kjo përmbysje është aq interesante saqë përbën një kureshti që duhet shënuar edhe nga historia e politikës botërore.
Lulzim Basha ka lindur në 12 qershor 1974. Që do të thotë se shtatzania nga e cila ai lindi ka nisur në shtator 1973. Enver Hoxha pësoi infarktin e tij të rëndë të miokardit pas një muaji në 16 tetor 1973, në moshën 65 vjeç.


Një nga shkaqet e këtyre goditjeve në zemër është edhe kryerja e marrëdhënieve seksuale nga ana e personit, gjë që e sforcon zemrën. Kështu duhet të ketë ndodhur edhe me Enver Hoxhën. Se kur Enver Hoxha ka kryer për herë të fundit marrëdhënie seksuale kjo gjë është e shkruar në fytyrën e Lulzim Bashës. Në shtator 1973. Sforcimi i zemrës i shkaktoi infarktin pak javë më pas.


Pasi pësoi goditjen në zemër Enver Hoxha nuk e rifitoi më kurrë aftësinë fizike të nevojshme për të qenë efektivisht udhëheqës i vendit. Pas 16 tetorit 1973 Shqipërinë e drejtuan Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha, ndonëse Enver Hoxha ndërhynte herë pas here sidomos për të kryer rolin e tij në teatrin politik të spastrimeve në udhëheqjen e partisë-shtet.


Lulzim Basha, i cili e ka të shkruar në fytyrë emrin e tij të vërtetë, Lulzim Hoxha dhe e ka kryer ose më saktë shkaktuar një përmbysje të madhe politike që para se të lindte. Ky ka qenë roli politik i jetës së tij. Çdo rol tjetër politik I tij pas lindjes është komik për shkak të identitetit që ka Luli të shkruar në fytyrën e tij./Kastriot Myftaraj

1 thought on “Habit Kastriot Myftaraj: “Lulzim Basha ka lindur një muaj para se Enver Hoxha të pësonte infarkt gjatë mardhënieve intime””

  1. Me vjen turp si shqipetare te lexoj keto pislleqe te publikuara nga ju. Turp te kini. Meritoni sharjet dhe denimet me te renda qe duhet te merni po’ nuk jam ne graden tuaj kulturore.

    Reply

Leave a Comment