Ardian Bujupi është një prej këngëtarëve më të njohur në Kosovë, dhe këngët e tij janë shumë të popullarizuara ndër të rinjtë.
Familja e tij ka emigruar në Gjermani që në faza të hershme, dhe gjatë një interviste në Kosovë, ai ka zbuluar se prej moshës 1-vjeçare jeton jashtë vendit. Megjithatë, duket se nuk flet mirë me dialektin e folur në Shqipëri.
Në fakt, gjatë kësaj interviste, ai është përballur me disa pyetje të vështira që kanë të bëjnë me dialektin shqiptar.
Kur i është kërkuar të përmendë emrat e disa objekteve apo frutave, ai ka pranuar se disa prej këtyre fjaleve nuk i njeh ose asnjëherë nuk i ka dëgjuar më parë.
Përveç kësaj, ai është shprehur me përgjigje interesante, siç është “Luleshtrydhja është lule e shtrydhur” dhe “E haj shalqirin nëse është mish”.
Pavarësisht kësaj, Ardian Bujupi mbetet një prej këngëtarëve më të talentuar Shqiptarë.