Luiz Ejlli, i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ka ndarë përvojën e tij pas daljes nga “Big Brother” dhe sfidat që u përball.
Ai shprehet se ishte i zënë dhe i angazhuar me detyrat e tij, pa pasur mundësi për të kaluar kohë me nënën e tij. Ai gjithashtu tregon se është një person që i do shumë njerëzit dhe ka arritur deri këtu falë mbështetjes së tyre, por për shkak të lodhjes dhe kohës së kufizuar, nuk është i disponueshëm për të gjithë.
Për sa i përket veprimi më të bukur njerëzor që ka parë pas daljes nga “Big Brother”, ai emocionohet nga një tifoz që kishte tatuazhuar fytyrën e tij.
Luizi tregon se ishte me makinë pranë Harry Fultz dhe një shofer i një kamionçine me bombula gazi, doli nga makina dhe i tregoi tatuazhin që kishte bërë me fytyren e tij.
Shoferi i thotë Luizit se është i çmendur pas tij së bashku me familjen e tij. Kjo gjë emocionon Luizin, ku tregon se në ato momente kishte trafik dhe të gjithë po zbrisnin nga makinat për ta përshëndetur. Më pas, erdhi policia dhe e shoqëroi deri në Zog të Zi, ku bënë edhe fotografi se bashku.
Për sa i përket popullaritetit të tij, ai shprehet se mund të ketë ndodhur për shkak të faktit se ishte shumë i sinqertë gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother”, duke mos u përpjekur të jetë i rreme.