Habit Luizi: “Po ik o Kiara mos na bëj si romantike. Hajde të gjejmë makinën se u bëmë qull”

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, një ditë më parë, u lagën nga reshjet e shiut ndërsa ecnin në rrugët e Tiranës. Ata transmetuan në live drejtpërdrejtë në Instagram një video, ku nuk munguan komentet e mbushura me dashuri për ta.

Në momentin e përshëndetjes me ndjekësit, Luizi tha: “U lagëm dhe u bëmë qull”.

Për Kiaren, ky ishte një moment romantik, por për Luizin ishte krejt ndryshe, pasi mes shakave i tha se “kjo nuk është koha për romantizëm, por duhet të gjejnë vendin ku kanë lënë makinën”.

Luiz Ejlli: “U lagëm u bëmë qull…”

Kiara Tito: Ej yje si jeni është koha perfektë për të qëndruar në shtëpi, për të parë një film…

Luiz Ejlli: Po ik o Kiara ik, po bën Kiara romantike. Po ça filmi o Kiara, po hajde të gjejmë ku e kemi lënë makinën.