Habit Ngjela: “Kam kërkuar të hapen shtëpitë publike që në vitet 90 por në këtë kohë nuk zgjidh gjë”

Shtëpitë publike janë një çështje e diskutueshme në Shqipëri. Ndërsa disa persona besojnë se ato mund të jenë një zgjidhje për të ulur tensionet në mes të shqiptarëve, avokati Spartak Ngjela nuk është dakord.

Ai ka argumentuar se kjo gjë nuk do të sjellë ndonjë zgjidhje.

Në një intervistë në emisionin “Why Not” në RTV Ora, ai ka shpjeguar se këto vende i vizitojnë kryesisht shtresat më të ulëta të shoqërisë. Ai gjithashtu ka shtuar se aspekti psikologjik shoqëror ende nuk është gati për të pranuar këtë lloj zgjidhjeje.

Roza Lati: Referuar dhunës ndaj femrave që bëhet në Shqipëri, a mendon se duhet miratuar projektligji për hapjen e shtëpive publike? Pak se’ks mund të amortizojë nervat e shqiptarëve.

Spartak Ngjela: Po të flisnim për fillimin e viteve ’90, unë kam qenë ndër kryesorët që e kam kërkuar këtë gjë. Në këtë kohë, nuk besoj se zgjidh gjë. Do shkojnë nëpër shtëpitë publike shtresa e ulët. Ajo shtresa që thua ti “nona e krimit” se janë me para, ata nuk shkojnë se zgjedhin të bukurën në rrugë.

Kështu që nuk do ketë shumë treg dhe mund të ketë vështirësi të tjera. Dhe psikologjisë shoqërore nuk do ti pëlqejë. Nuk është koha që pros’tituta të quhet punonjëse se’ksi sic është në Angli. Gruaja ka një lumë brenda vetes, por të jep pika, nuk ta jep lumin. Problemi është që kur ta ka dhënë lumin, ti je në qiell.